Vajza e nxorri nga shtëpia, shqiptari nga Amerika bën gjestin e madh për 70 vjeçaren

Bamirësit nga Kërçova pas lajmit për të moshuarën 70 vjeçe e cila mund të mbetej në rrugë, i siguroi qiranë e banesës për afro 2 vjet deri në gjetjen e një zgjidhje afatgjate me ndërtimin e banesave sociale.

Islam Kasa nga fshati Sërbicë ka dërguar pagesën e qirasë, ndërsa Organizatat Humanitare do të vazhdojë ta ndihmojë me produkte ushqimore.

“Kjo është kontrata, që e kemi siguruar për banesën, kjo banesë është siguruar përmes një djali nga fshati Sërbicë që jeton në Amerikë, Islam Kasa.

Ai kur ka dëgjuar rastin është paraqitur përmes organizatës tonë dhe ne e bëmë kontratën me pronarin e banesës dhe është e paguar derisa të sigurohet një banesë sociale”, tha Muhamed Mehmedi.

Lotët të moshuarës pushuan, ajo e emocionuar falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Nënokja ndihet më e sίgurt tani dhe kjo duket edhe në sytë e saj.

“Ju faleminderit shumë, Zoti jua ruajt familjen edhe atij që na ka ndihmuar Z ti ja ruajt familjen, fëmijët, Zoti i shtoftë, ju faleminderit edhe juve”, tha Samaetka Rushiti.

Një muaj më parë TV21 solli historinë e 70-vjeçares e cila mund të mbetej në rrugë pas problemeve që ishin shfaqur me vajzën e saj dhe ishte e pamundur që bashkëjetesa e tyre të vazhdonte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...