“Pusho, fike telefonin”! Policia nxjerr nga shtëpia trashëgimtarët, efektivët ruajnë me turne ndërtesën

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar një konflikt pronësie në fshatin Progonat të Tepelenës dhe ndërhyrjen e paligjshme të policisë.

 

Bëhet fjalë për një shtëpi të vjetër të familjes Daci. Liljana Daci, njëra prej trashëgimtareve, na tregon historikun e kësaj prone.

 

Në vitin 1985 tragëshimtarët Daci, që ishin 8 pjesëtarë, ia lanë për ruajtje dhe për të jetuar një zonje, Aishe Daci, me të cilën ishin kushërinj të largët, me kushtin që kjo pronë të mos tjetërsohej.

 

“Kjo shtëpi është rindërtuar në vitin 1927 nga gjyshi jonë Neki Daci, ka qenë një shtëpi e evidentuar edhe nga këshilli popullor i kohës atëherë si shtëpi me pllakë përkujtimore për shkak të aktiviteteve të saj atdhetarie. Unë Liljana dhe 7 vëllezërit e motrat e mi jemi pasardhës të pronarit të ligjshëm të kësaj shtëpie në Progonat të njësisë administrative vendore Kurvelesh, Gusmar, Tepelenë.

 

Midis nesh nuk kemi asnjë lloj kontradikte, as mosmarrëveshje, jemi në pëlqim dhe në mirëkuptim të plotë lidhur me pronësinë e saj.

 

Meqënëse kjo ishte një shtëpi e vjetër e ndërtuar në vitin 1927 dhe dëmtuar nga lufta pjesërisht e djegur, ka qenë një shtëpi 2-katëshe, lindi nevoja për ta mirëmbajtur, për ta patur më shumë si relike të traditës tonë familjare, dhe të dy vëllezërit e mi u investuan edhe materialisht, edhe fizikisht edhe shpirtërisht për ta ndërtuar me pëlqimin tonë dhe e rindërtuan. Bënë disa restaurime të përshtatshme për kohën, thjesht për të mbetur një kujtesë e familjes tonë.

 

Ndërkohë na duhej edhe dikush tjetër që të kujdesej, ta hapte, ta mbyllte, të ajroste, dhe ne aty ngjitur kishim disa kushërinj të largët tanë, konkretisht një zonjë, Aishe Dacin, e cila ishte një grua shumë e vuajtur, i shoqi i vdiq në një moshë të re, i la 4 jetimë dhe nuk kishin shtëpinë e tyre. Ne i morëm që andej me mirëkuptim dhe i vendosëm në banesën tonë me një kusht që kjo shtëpi kurrë të mos tjetërsohej në interes të dikujt tjetër përveç ne dy palëve. Një marrëveshje mirëkuptuese”, tregon Liljana Daci.

 

Në vitin 2021 Aishe Daci ndërron jetë dhe pas nderimeve për të ndjerën, pasardhësit e kësaj të fundit refuzuan t’u jepnin çelësat e shtëpisë trashëgimtarëve të ligjshëm. Dy palët iu drejtuan gjykatës, e cila i dha të drejtë 8 trashëgimtarve të ligjshëm.

 

“Në 2021 zonja e moshuar ndërroi jetë duke lënë mbrapa 3 vajzat e saj të sistemuara secila në banesa të ndryshme. Duke shkuar për ngushëllim, vajzat na ofrojnë që ne të merrnim çelësat. Kuptohet për momentin ne nuk mund t’i merrnim se nuk ishte momenti i përshtatshëm dhe e lamë në një periudhë tjetër pas 2-3 muajsh.

 

Kur shkuam aty filluan të ndryshojnë gjërat, vajzat morën pozicionin tjetër, jo kjo është shtëpia jonë, kemi jetuar ne dhe të tilla gjëra. Ne ju drejtuam gjykatës në muajin Dhjetor, në muajin Janar bëhet seanca e parë e cila përfundoi në 13 Prill 2022 me definim përfitimin e banesës dhe truallit përkatës në favorin tonë.

 

Ndërkohë pala tjetër e humbi të drejtën për pretendimet e saj pasi nuk kishin asnjë lloj dokumenti dhe kështu që aty u ndanë rrugët tona. Vendimi i tyre mori formën e prerë për shkak të mosankimimit të tyre si njerëz koshientë për padrejtësinë e tyre. Që nga ai moment nuk kemi patur asnjë lloj kontakti. Çudia ishte sepse më 18 Gusht, ne trashëgimtarët e pronarit të ligjshëm shkuam u futëm në banesën tonë.

 

Shtëpia ishte në kushtet e amortifizimit natyral, jo të prishur nga ndërhyrjet e tyre, të një amortizimi që nuk i qëndrojnë më standarteve të kohës. Prandaj dhe shkuam që të shikojmë çfarë mund të restaurojmë ose ndërtojmë aty. Në verandën e shtëpisë ishte zonja Arta, një nga vajzat, së bashku me dhëndrin dhe vajzën e saj dhe me motrën tjetër të vogël Veziko Daci.

 

Ju themi që ne kemi ardhur në shtëpinë tonë. Na thonë ne tani e kuptojmë dhe na lini pak kohë që ne të heqim mobiljet sepse do na dëmtohen. Dakord, i themi, i lejojmë që të tërheqin disa, pastaj ato e ndërprenë sepse ndërkohë u lidhën me policinë. Pra, e kuptuam që ishte një grackë”, rrëfen Liljana Daci.

 

Me vendimin e gjykatës në dorë, të 9 pronarët e ligjshëm shkojnë në Progonat për të rimarrë shtëpinë. Pala tjetër kishte nisur ta boshatiste banesën. Por policia e urdhëruar nga shefi Armand Koni ka shkuar në Progonat në mes të natës dhe ka shoqëruar 4 gra të familjes, në shkelje të ligjit.

 

“Marrim dokumentet që kishim, shkojmë në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Së bashku me ta, me dëshirën tonë të pashoqëruar në kushte shumë normale.

 

Shefi i komisariatit z.Koni ka marrë një furgon të madh policie nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe një patrullë nga Tepelena dhe janë ngjitur në banesë në Progonatë. I them çfarë po ndodh. Ka ardhur shefi i komisariatit dhe po urdhëron policët që të na rrëmbejnë, dhe shqyejnë derën. Shoqëruan 4 femra që u ndodhën.

 

Personat e ndodhur brenda i kanë kërkuar leje ose urdhër me shkrim çfarë kishin, çfarë statusi kishte në këtë moment mësymja në këtë banesë. Nuk i kanë dhënë asgjë, asnjë urdhër. Ka dhënë shefi i komisariatit policëve, të cilët kanë nguruar fillimisht, ju ka thënë kush nuk zbaton urdhrin që t’i rrëmbejë dhe t’i fusë në furgonët e policisë, do të pushohet në moment nga puna”, thotë zonja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...