Ngujoi familjen prej 6 vitesh, sociologu bën deklaratën e fortë për 52-vjeçarin: Nuk mund të jetë normal, policia të jetë…

Sociologu dhe publicisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Open”, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 52-vjeçar kishte ngujuar prej vitesh familjen e tij në banesë për shkak të pikëpamjeve të tij radikale.

 

Mërtiri tha se policia duhet të jetë më e kujdesshme kur gjatë deklaratave të tyre për shkak se sipas tij një njeri si Laçi nuk është normal dhe nuk mund të asociohet me besimin mysliman për pikëpmajet e tij radikale.

 

“Ka mijëra njerëz që shkojnë në xhami por nuk mbylin familjarët në shtëpi.

 

Nëse flasim për radikalizmin fetar nuk di asnjë fe që të mbylësh njerëzit e shtëpisë dhe t’i kërcënosh me armë. Radikalizmi fetar priret të jetë politik. Policia duhet të jetë e kujdesshme kur bën të tilla deklarata.

 

Për mua nuk mund të jetë normal një njeri i tillë, mund të kesh idenë të shkëputesh nga bota por të detyrosh familjarët kjo vjen nga çrregullime psikike.Ështe jo profesionale nga policia për të dalë në këtë konkluzion. Çdo kush shkon në xhami. Radikalizmi në fe priret të jetë politik. Policia duhet të jeta e kujdeshme kur bën ketë deklaratë.”, u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...