Meridiani thumbon Ermal Mamaqin: Amatori të vlerëson më pak se profesionisti

I ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, ish-banori i BBV, Meridian Ramҫaj ka folur për eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit Dance Albania dhe njëfarë pakënaqësie që kishte për një nga anëtarët e jurisë, Ermal Mamaqin.

 

Meridian Ramҫaj: Më e bukura është kur profesionistët dalin mbi amatorin me pikë. Nëse një profesionist ty të vlerëson me 5 pikë, dikush që nuk e ka sensing e të kërcyerit, apo vetë nuk kërcen dot del poshtë atyre që janë profesionistë.

 

Roza Lati: E ke fjalën për Ermal Mamaqin?

 

Meridian Ramҫaj: Për profesor Ermalin.

 

Roza Lati: Ermali është aktor shumë i mirë, moderator shumë i mirë, por për jurinë si ju duket?

 

Adelina Tahiri: Ermali varet, a është zënë në shtëpi apo jo.

 

Meridian Ramҫaj: Si të jetë, me ditë. Ai e ka me ditë.

 

Adelina Tahiri: Bëjmë shaka. Unë e kam shumë xhan Ermalin. Gjithsesi ky është një spektakël që vën show dhe Ermali është pjesë e atij show. Nëse Ermali nuk e bën atë, profesionistët nuk e bëjnë dot. Unë e kam xhan, edhe pse Ermali na mërzit pak neve, por ja falim.

 

Roza Lati: Si i merrni komentet e tij?

Meridian Ramҫaj: Duke e ditur natyrën e Ermalit dhe tipin e tij e marrin me sportivitet, siҫ është Ermali në përditshmëri. Duam të bëjmë pak shaka, të ngacmohemi.

 

Roza Lati: Do të donit të kishit Ermalin apo Robert Dragot më mirë për juri?

 

Meridian Ramҫaj: Të them të drejtën unë jam fans i Robertit, kështu që e adhuruoj atë njeri. Më pëlqen mënyra, personaliteti që ka. Për mua është një Artist.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...