Rama: Kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera nuk e kanë bërë!

Kryeministri Edi Rama është takuar me fermerët në Tropojë, ku ka folur lidhur me investimet e qeverisë në bujqësi.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë është krahasuar përsëri me qeveritë të cilat kanë drejtuar vendin gati një dekadë më parë, duke thënë se socialistët kanë bërë atë që të gjitha qeveritë e tjera ndër vite nuk e kanë bërë për vendin.

 

 

Tama theksoi se një vëmendje të veçantë nga qeveria në Tropojë do të ketë dhe sektori i turizmit.

 

“Ne do të donim që të ndodhte shumë më shumë sesa kaq. Procesi i rikthimit të syve të cilat gjatë gjithë viteve pas rënies së komunizimit janë karakterizuar nga një imazh pamundësie, nuk është një proces i lehtë. Edhe këtu, programi ynë i rilindjes urbane, që u përqendrua në qytet dhe preku disa pika të rëndësishme, i ka hapur rrugë një zhvillimi të turizmit që deri dje ishte thjesht një dëshirë e bazuar në bukuritë e natyrës, pa asnjë lloj kontributi nga ana e qeverisë së Tiranës.

 

 

Nuk jemi mbështetur me votë në mënyrë të shpeshtë, ne kemi bërë çka të gjitha qeveritë e tjera të marr së bashku nuk e kanë bërë. Kemi bërë punë dhe investime që jo thjesht kanë ndryshuar frymën, ngjyrën, fuqinë tërheqëse të qytetit dhe zonave më atraktive. Por, mbi të gjitha kanë hapur rrugë për këto ngjarje të këtyre viteve. Investimet në Valbonë, në pika të ndryshme dhe të mendosh që sot në këtë vit Tropoja ka numëruar më shumë se 150 mijë vizitorë, vendas e të huaj, është diçka shumë kuptimplotë. Ambicia jonë duhet të jetë që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe duhet të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime qoftë publike apo private”,- Rama./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...