Bajram Begaj kërkon gati 500 MLN Lekë shtesë për t’i rritur pagat punonjësve të Presidencës

Për buxhetin e vitit 2023, Presidenca ka kërkuar 490 MLN Lekë shtesë.

 

Bajram Begaj i ka cilësuar të pamjaftueshme fondet e qeverisë duke kërkuar rritjen e numrit të punononjësve të tij me 10 persona dhe gjithashtu rritjen e pagave të tyre me 36 MLN Lekë.

 

“Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë.

 

Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit.

 

Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona”,-tha Florian Kali, sekretari i Presidencës.

 

Kryesisht fondet plus do të shkojnë për rikonstruksionin e godinës me lagështirë, sipas sekretarit të këtij institucioni.

 

“Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë.”

 

Në Komisionin e Ligjeve, opozita ngriti shqetësimin se në institucionin e Presidencës kanë ndodhur shkarkime masive pas ndërrimit të Presidentit.

 

Në Komisionin e Ligjeve u ngritën pikëpyetje edhe për shkarkimet masive të Bajram Begajt në momentin që mori postin President.

 

Përfaqësuesi Kali, u shpreh se u bë një ristrukturim pasi Presidenca ishte në një piramidë jo të drejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...