Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Këtë sezon të ri televiziv Bora nuk është më pjesë e “Për’Puthen”, por i është besuar drejtimi i spektaklit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri, “Dancing With the Stars”.
Shpeshherë bukuroshja merr dhurata ose surprizohet nga fansat e saj, të cilat nuk ngurron që t’i publikojë edhe në rrjete sociale, ashtu siç ka ndodhur edhe me rastin e fundit. Ditën e djeshme prezantuesja ka publikuar një video të një surprize që këta të fundit i kanë dhuruar asaj dhe Donaldit. Një shishe vere e paketuar me emrin dhe momentin e famshëm të puthjes së tyre në ‘BBV’, si edhe një pikturë të madhe të duarve të Borës dhe Donaldit të kapura fort me njëri-tjetrin.
Borës i kanë pëlqyer shumë dhuratat, por kishte vetëm një problem. Piktura kishte përmasa shumë të mëdha dhe nuk mund të transportohej me makinën e tyre për në shtëpi, kështu që Bora e ka detyruar Donaldin që të kthehej nga puna në shtëpi në këmbë për të sjellë dhuratën. “Pasi Donaldi bëri videon i duhet të ma sjelli në shtëpi në këmbë se makina nuk e nxë këtë dhuratë”- shkroi Bora.
Ndërsa Donaldi ripostoi videon, ku shkruan: Ska gjë më të bukur të vish në shtëpi në këmbë me këtë në dorë.
Padyshim si një projekt kaq gjigant dhe me një shikueshmëri kaq të madhe, komentet dhe spekulimet në rrjet nuk kanë fund dhe një ndër to është edhe fakti se përse disa pjesë nga ‘DWTS’ nuk ndodhen në platformën YouTube. Për këtë është përgjigjur vetë bukuroshja e cila ka treguar arsyen teknike.