Parashikimi për Nëntorin/ Meri Shehu zbulon shenjën më me fat për muajin, ja kush është ajo…

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan astrologe Meri Shehu ka bërë parashikimin për muajin Nëntor me renditjen e të gjitha shenjave nga ato me më pak fat te ato më me fat.

 

12.Luani – Jupiteri është kthyer në shenjën e peshqve. Ka ikur nga Dashi dhe Luanët i ka lënë si pa krahë. Kjo periudhë do jetë periudha e halloween-it e karrierës për ta. Do ndeshen me demonët dhe frikërat e tyre sidomos në çështjet e karrierës dhe në ato personale.

 

 

11.Dashi – Ka ikur Jupiteri nga Dashi është kthyer te Peshqit, Marsin e kundërt në Binjakë ka thënë keni ecur pak më tepër seç duhet. Tani do ndaloni pak. Do jetë një muaj shumë ekonomik.

 

10.Shigjetari– Kanë paqartësi se çfarë duan. Jupiteri iku nga Dashi në erotizmin e tyre të madhe. Tashmë do merren më shumë me çështjet familjare. Ka një paqartësi se çfarë duan, një shtëpi më të madhe, bashkëjetesë apo të rregullojnë problemet që kanë lënë që në Maj. Marsi i kundërt në binjakë është përballë shigjetarëve dhe kundërshtimi që vjen nga të tjerët nuk është i qartë. Shumë marrëveshje mund të kthehen mbrapsht.

 

9.Binjakët- E kanë Marsin të kundërt në shenjën e tyre. Pakujdesia është faji më i madh dhe ku gjejnë terren planetet bëjnë namin. Binjakët do merren me çështjet personale. Kanë bërë premtime, kanë marrë iniciativa, lidhje personale me njerëz, por të gjitha këto mund të kthehen mbrapsht për t’u rishikuar në Janar.

 

8.Bricjapi – E kanë Marsin të kundërt në çështjet e punës. Ose do kenë shumë punë, ose punët mezi do ecin, ose punët do ngecin. Nuk duhet të nxitohen. Jupiteri i ndihmon, do e kenë si mburojë.

 

7.Virgjëresha– Ju ka dal Jupiteri përballë shenjës tuaj. Do kërkoni më shumë nga puna, nga bashkëpunëtorët, nga jeta, ata që nuk janë martuar do vënë disa kushte. Por Marsi i kundërt në binjak tregon disa pengesa burokratike. Ose që kanë të bëjnë me shtetin. Kemi shtyrje të planeve për sa i përket karrierës dhe martesave në disa raste.

 

6.Demi – Eklipsi hënor në Dem në datën 8 është lajmi më i mirë për Demët, kjo do jetë përmbushje e dëshirave të tyre. Demët duhet të shikojnë se çfarë do bëhet deri në datën 8 para se të marrin vendime. Marsi i kundërt në Binjakë sjell probleme ekonomike. Deri në Janar janë të bllokuar

 

5.Ujori – Do jetë shenja më me fat në çështjet ekonomike. Do kenë shanse të dyfishta në jetën erotike. E kaluara do ndikoj në jetën e ujorit, por do i japi fat në dashuri. Edhe në ekonomi do kenë një ngritje.

 

4.Gaforrja– Ka mburojë romantike nga peshqit. Kanë prapaskena në lidhje me punën nga njerëz që nuk e duan euforinë e Gaforres dhe duan ta prishin. Deri në Janar kanë rrezikshmëri.

 

3.Peshorja – Do udhëtojnë, do ikin larg, do kënaqen, mund të shtyjnë përpara të gjithë projektet që si kanë bërë deri më tani. Çështjet ekonomike do jenë të mira.

 

2.Akrepi – Dashuri, gjëra të mira. Kujdes në çështjet ekonomike pasi ka probleme me Marsin e kundërt në binjak. Rregullohen çështjet ekonomike dhe erotike

 

1.Peshqit– Jupiteri është futur në shenjën e tyre. Në çështjet familjare janë “beterr”, i mbron Jupiteri, por kujdes në çështjet familjare, pronësitë se do kenë konflikte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...