Bledi Mane rrëfen eksperiencën me vjehrrën: Donte të dinte gjithçka, edhe për raportet intime, e kisha nga …

Gazetari i njohur shqiptar, Bledi Mane ishte një nga të ftuarit e kësaj jave në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” në Top Channel, ku diskutohen tema të ndryshme.

 

Gazetari ndau mendimet e tij mbi dy temat e kësaj të diele në emision, teksa ilustroi edhe me shembull konkret një prej tyre, lidhur me raportin e ngushtë që shqiptare krijojnë me dhëndurët.

 

Bledi deklaroi në emision se vjehrrat nga jugu janë shumë posesive, teksa tregon edhe rastin e ish-vjehrrës së tij, e cila dëshironte të dinte gjithçka rreth lidhjes së vajzës së saj. Ai u shpreh se kjo lloj gjëje çon në acarim të marrëdhënies, ndërsa rrëfen edhe se çfarë i thonte vjehrra.

 

“Vjehrrat nga jugu në përgjithësi janë shumë posesive. Ato duan të kontrollojnë marrëdhënien e vajzës me të dashurin në rastin konkret. Duan ta dinë, që nga dhuratat, që nga të dalurat, që nga raportet ndoshta dhe intime, zënkat, pajtimet.

 

Nënë Bardhën, nënën e ish-të dashurës sime e kam njohur unë për 9 vjet. Nuk ishte shumë eksperiencë e këndshme, ishte shumë posesive.

 

E kontrollonte, pse nuk fejoheni, pse nuk martoheni. Roli jo vetëm mbi fëmijën, por edhe mbi dhëndrin ose e kundërta është shumë kontrollues dhe kjo fillon e zbeh një marrëdhënie. Kjo arrin në acarim e bezdisje, sepse kujt t’i jepje llogari, vajzës apo nënës së vajzës.

 

Ajo më kërkonte më shumë se pse nuk vinë ata të tutë te shtëpia jonë”– rrëfeu Bledi Mane në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, në Top Channel.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME