E ftuar në emisionin “Jeto me Orën” Anna Jennifër foli për muzikën dhe projektet me shumë surpriza.
Ajo ndan jetën e saj mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Prej disa ditësh tashmë është kthyer në Shqipëri për projektet e reja që do të sjelli në bashkëpunim me këngëtar të ndryshm si nga Kosova dhe Shqipërisë së mesme.
Një ndër sikletet e Annës është që “nuk dihet se çfarë mund të prezantosh dhe çfarë publiku pret” nga ajo.
Gjithashtu Anna pohon se akoma ekzistojnë gjykimet, paragjykimet dhe mentalitetet në këtë kohë.
Prej 15 vjetësh jashtë shtetit ku tashmë prej 4 vitesh është kthyer në Shqipëri teksa Anna dëshironte vëmendjen e publikut dhe të marri emrin e saj që e kishte humbur në atë kohë.
Mbështetja e familjes së saj akoma vazhdon të mos jetë e plotë por ajo nuk ka hequr dorë pasi muzika për të është adhurim.
Prej 10 vitesh e shkëputur nga karriera e saj. E pyetur se si ka funksionuar në këto vite muzika me jetesën në Gjermani, Anna shprehet që ka qenë mirë ku ka nisur koncerte me 12 nëntor në Bolonja dhe i ka mbyllur me 26 për të festuar festën e flamurit.
Sa i përket shkëputjes që ka pasur në muzikë Anna tregon “nga ime ka qenë okej, e lash muzikën me njërën por kjo nuk do të thotë që në shpi nuk i zgjoja komshinjtë”. Ajo nuk nuk rinte dot pa muzikë.
E pyetur për këngën e preferuar Anna tregon që është “Dashuri me Huqe”. Tashmë vazhdon ti qëndroj muzikës popullore ku do të vi me një kolazh të Shqipërisë së mesme. Për përmbyllje Anna u shpreh se është kthyer se do të gjente mbështetje por nuk arriti ta gjente këtë.
Tjetër pasion i Annës është gatimi. Ndër njerëzit më të rëndësishëm për Annën është nipi saj 4 vjeç.