llir Shaqiri “lë në baltë” Mamaqin: Tamam si burrat e ka bërë…

Teksa performanca hapëse e Arbnora Ademajt në “Dance Albania” në Tv Klan përfundon, ku në këtë natë Hallouini erdhi si Catwoman, nisën batutat e jurisë.

 

Ermal Mamaqi, i cili sonte ka zgjedhur të shndërrohet si mbreti i popit, ka marrë edhe një fletë ku shkruhet “Jam Michael Jackson” për të larguar “dyshimet dashakeqe”.

 

Ilir Shaqiri sonte nuk i është bashkuar shpirtit festiv, madje Mamaqi thotë se ia ka bërë “tamam si burrat”.

 

Ermal Mamaqi: Një sqarim për të gjithë që ndoshta nuk e kuptuan kush jam. Arbnora më pëlqeve. Mua më dukesh pak e gjatë për catëoman, por këto lëvizjet që… sidomos ai momenti I fundit, a ishte dora që shkoi tejpërtej Batmanit? Duhet të jetë kapur nga kamera ballore apo jo? Nuk e di si e ka kapur regjia, por më pëlqeu shumë ky momenti i fundit që Catwoman vret Batmanin. Jam Majkëll Xhekson.

 

Alketa Vejsiu: Ja pas pak do vendosim këngën tënde, “Thriller”, është himni i kësaj fetse.

 

Ilir Shaqiri: Do ndihet në habitatin e vet me siguri.

 

Ermal Mamaqi: Do ta them shpesh këtë se mos ngatërrohen njerëzit me Armend Rexhepagiqin, ose dikë tjetër.

 

Alketa Vejsiu: Unë nuk e di pse prisja që Iliri sot të ishte bërë si Ermal Mamaqi, në fakt. Nuk e di pse e ngatërrova me këta komshinjtë e tjerë.

 

Ilir Shaqiri: U përpoqa po nuk ia dola.

 

Alketa Vejsiu: Midis Fevziut dhe Ermal Mamaqit ishte një dilemë e madhe, por ti njërin nga të dy do ta sillje.

 

Ermal Mamaqi: Tamam e bëri si burrat sot se e lamë, i thashë, e mora në telefon, ore do bësh gjë ti sot? Po tha, do bëhem si Zorro, do vesh këtë, do vesh atë, okej i thashë un që mos të bëhem këto idiotësirat kot, jo tha do e bëj patjetër. Dhe bëhem ky.

 

Dhe shoh këtë, po ti mo plak. Tha e mo s’bëra gjë, si budalla. Dhe unë shoh veten në pasqyrë, po unë mo plak. Tamam si burrat e ka bërë. Jam Majkëll Xhekson./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...