Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja cilave shenja do t’u buzëqeshë fati gjatë datave 31 tetor-6 nëntor

Dashi

 

Pritet që kjo të jetë një periudhë e favorshme për ju. Më në fund do të keni mundësinë t’u tregoni të tjerëve ç’jeni të aftë të bëni. Duke u rrethuar nga njerëz të besuar, me të cilët do të ndani fitoret tuaja, do t’ju ndihmojë të rifitoni vetëvlerësimin e humbur. Situata parashikohet e mirë edhe në sferën sentimentale dhe ekonomike.

 

Demi
Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Demit. Aty nga mesi i javës do të përjetoni momente magjike dhe interesante. Do të kaloni çaste të bukura në shoqërinë e të dashurit dhe të njerëzve të afërt. Gjërat do të marrin për mirë për ju, por jini vigjilentë dhe mos e merrni gjithçka për të mirëqenë.

 

Binjakët
Disa ndryshime mund të çojnë në konfuzion të pazakontë në mendjen dhe jetën e Binjakëve. Nuk do ta keni të lehtë të llogaritni gjithçka, sidomos nëse do të keni të papritura dhe mund të jeni të detyruar të ndryshoni planet në momentin e fundit. Është gjithmonë një ide e mirë të rrethoheni nga njerëz të besuar, të cilëve mund t’u kërkoni këshilla.

 

Gaforrja
Kjo do të jetë një periudhë e shkëlqyer edhe për Gaforret. Do të merrni propozime interesante në fusha të ndryshme të jetës, por më të habitshme do të jenë ato që kanë të bëjnë me sferën sentimentale. Yjet ju këshillojnë që t’i shqyrtoni me kujdes propozimet përpara se të merrni një vendim. Asnjëherë mos kini turp të kërkoni këshilla nga njerëzit tuaj të dashur.

 

Luani
Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën e Luanit. Një pozicionim i paqartë i Hënës mund të bëhet problem për ju, por falë natyrës suaj të vendosur do të jeni në gjendje të kapërceni shumicën e pengesave pa shumë përpjekje. Edhe kur gjërat duket se nuk po shkojnë mirë, durimi dhe ruajtja e qetësisë do të rezultojnë të dobishme dhe efikase.

 

Virgjëresha
Yjet parashikojnë se do të përballeni me vështirësi. Stresi dhe nervozizmi do të shfaqen që në ditët e para të javës, duke çuar në lindjen e grindjeve dhe diskutimeve në çift. Shumë të vërteta do të dalin në dritë dhe do jetë e nevojshme t’i sqaroni ato dhe të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin për të mos rrezikuar që të humbisni besimin te njëri-tjetri.

 

Peshorja
Yjet parashikojnë se gjatë kësaj jave Peshoret do t’i shikojnë gjërat më mirë. Duke i pasur idetë më të qarta, do të jeni më të orientuar për të marrë vendime për të ardhmen. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të shkëlqyera, në ditët e tjera do të ndiheni paksa konfuzë. Në fundjavë do të keni pritshmëri të mira.

 

Akrepi
Ashtu siç pritej, java në fjalë do të jetë ndër më të mirat e të gjithë muajit. Do të keni mundësinë të ushtroni pasionet tuaja dhe të vilni frytet e punës suaj. Kalimi i momenteve të intimitetit me partnerin dhe qëndrimi pranë të dashurve tuaj do të ndihmojë që kjo periudhë të jetë dhe më e gëzuar.

 

Shigjetari
Edhe pse ky mund të jetë fillimi i një periudhe të lodhshme dhe stresuese, kjo nuk mund të konsiderohet plotësisht si diçka negative dhe katastrofike. Prania e njerëzve tuaj të dashur do t’ju kthejë buzëqeshjen dhe besimin në vetvete, edhe nëse në disa raste nuk do të keni mundësinë të shijoni plotësisht atë që yjet kanë vendosur t’ju dhurojnë.

 

Bricjapi
Do t’ju duhet të prisni, nëse doni të merrni më të mirën nga jeta. Njerëz të ndryshëm ju kanë shoqëruar në jetën tuaj dhe disa prej tyre ju kanë ndihmuar të realizoni ëndrrat tuaja më të fshehta. Mes tyre duket se është dhe “shpirti binjak” shumë i dëshiruar, por nuk është momenti më i mirë për të shfaqur ndjenjat. Fundjava do të jetë më e mirë.

 

Ujori
Pritet që kjo të jetë një javë fitimprurëse për të lindurit në shenjën e Ujorit. Tashmë që në ditët e para të kësaj periudhe të re do të keni mundësinë të korrni frytet e sakrificave tuaja, duke marrë gjithnjë e më shumë konsiderata dhe falënderime për atë që keni bërë në javët e fundit. Më mirë të mos festoni vetëm, por preferoni t’i ndani fitoret me të dashurit.

 

Peshqit
Pritet që kjo javë e re të sjellë ndryshime për të lindurit në shenjën e Peshqve. Tani është koha më e përshtatshme për të larguar njerëzit negativë dhe xhelozë për të mirëpritur në jetën tuaj ata që ju sjellin dritë dhe gëzim. Nuk do ta keni shumë të vështirë të përmirësoni jetën tuaj, por duhet të bëni durim dhe të keni guxim, në mënyrë që gjërat të shkojnë ashtu si dëshironi.

“Më fol për atë vajzën”/ Gjuajti me grusht Berishën, del video e Gerti Shehut

Kryedemokrati Sali Berisha u dh u nua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu.   Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...