‘Endrro. Njeri, sot ma Shum se kurr Vepro’ – Muzeu “Ndre Mjeda”, një nga destinacionet që duhet vizituar

Njihuni me Qendrën Muzeore “Ndre Mjeda” , një thesar i fshehur arkitektoror dhe shpirtëror, i ndërtuar rreth 20 minuta në distancë nga Shkodra, në fshatin e vogël të Kuklit në afërsi të Bushatit.

Pas komunizmit të ashpër dhe demokracisë së brishtë fshati Kukël u zymtuan duke bërë që kisha dhe banesa të amortizohen. Por, në vitin 2011 falë këmbënguljes së Dom Nik Ukgjinit dhe angazhimit të arkitektit Zef Çuni, inxhinierit të Monumenteve të Kulturës në Shkodër, Çesk Gjuraj, si dhe këshillave profesionalë të dhënë nga arkitekti, Artan Shkreli, këtu çdo gjë u transformua duke ruajtur vizionin e arkitektit dhe poetit Ndre Mjeda.

Muzeu “Ndre Mjeda” është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve dhe të apasionuarve pas trashëgimisë kulturore.

Fotografi Terenc Pepa ka postuar një video nga muzeu “Ndre Mjeda” te realizuar se fundmi ne oborrin e ndërtesës unike.

 

Udhëtim nga Shkodra, arrin përballë portës së madhe të muzeut “Ndre Mjeda”. Natyra është e mrekullueshme në Kukël, fshatin midis Shkodrës dhe Lezhës, aty ku Mjeda i madh jetoi dhe krijoi për shumë vite.

 

Në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe nëpër trevat shqipfolëse, Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues dhe pjesën më të madhe të kësaj veprimtarie ai e zhvilloi këtu.

 

Qendra Muzeore ”Ndre Mjeda” në Kukël, që nga viti 2012 mban statusin monument kulture i kategorisë I.

 

Kompleksi përbëhet nga kisha dhe nga qela (shtëpia ku ka banuar rreth 30 vite Ndre Mjeda) dhe është ideuar dhe projektuar nga vetë Mjeda, sipas stilit neoklasik. Qela është e ndërtuar në vitin 1906 dhe kisha në vitin 1913.

 

Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si degë e Muzeut të Shkodrës, ku pati të ekspozuara objekte personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash etj.

Në vitin 1991 shtëpia-muze “Ndre Mjeda” u mbyll dhe gjithë materialet e ekspozuara u dërguan në Muzeun Historik të Shkodrës. Në vitin 1993 në kishën e Kuklit shërbyen misionaret e Nënë Terezës, të cilat bënë një shtesë ngjitur me qelën nga ana e pasme e saj, si dhe në hapësirën ndërmjet kishës dhe qelës, duke i lidhur këto dy objekte.

 

Banesa është e ndërtuar me mur guri dhe e mbuluar me çati me konstruksion druri dhe tjegulla vendi. Gjithashtu edhe ndërkati i banesës është i ndërtuar me konstruksion druri, trarë druri, mbi të cilët është vendosur dyshemeja e drurit e katit të sipërm si dhe është fiksuar tavani i katit përdhe.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...