“Të gjithë na thonë pse nuk largoheni”, çifti nga Lepusha: Nëse ke vullnet kudo mund të jetosh mirë

Edhe për shkak të mundësive ndonjëherë të munguara, apo lidhjeve me të afërm që i kanë prej kohësh në emigracion, çifti nga Lëpusha thonë se janë tunduar shpesh për të ndjekur rrugën e shumicës së bashkëmoshatarëve.

 

Çifti nga Lëpusha tregojnë se në zonën e tyre janë larguar gjithë të rinjtë. Bashkëshorta e Valterit, Meli shprehet se të gjithë ju thonë pse nuk largohen jashtë: “Kanë ikur të gjithë, nuk e mendoj shumë shpesh se ndihem shumë keq që kanë ikur të tërë dhe kam mbetur thuajse vetëm këtu, si unë edhe 2-3 vajza që janë martuar këtu. Nuk ka rini, nuk kam shoqe, kanë emigruar të gjithë. Më vret shumë pjesa që më pyesin po ti ca bën atje, pse ri atje dhe unë që me një buzëqeshje u përgjigjem që këtu do ri dhe nuk kam plan të iki” .

 

Dilemat lidheshin me vështirësitë e fillimit. Por me kalimin e viteve do të vinte edhe rezultati pozitiv, suksesi i sipërmarrjes së tyre me “Bujtinën tradicionale”.

 

Për emisionin “Vetting” Meli thotë se nuk ka pasur besim se investimi në agroturizëm do të kishte perspektivë: “Ka pasur shumë momente që kam thënë nuk do bëhet kurrë dhe nuk do kemi kurrë perspektivë në këtë vend edhe pse po investonim kishim momente luhatje. Kjo është vetëm një punë sezonale dhe vazhdon të jetë sepse në dimër ka shumë pak turistë, shkak i dëborës dhe terreni i vështirë. Ka qenë vetëm sezonal dhe kishte momente që nuk kishte lëvizje nuk kishte njerëz dhe mendonim që jemi duke bërë punë kot, që s’do dalë gjë në dritë, por deri tani eci mirë”.

 

Për Valterin kudo mund të jetosh mirë nëse ke vullnet, ai kërkon që shteti ti përkrahë më shumë: “Nëse do dhe ke vullnet kudo jetohet, nëse na jep edhe pak dorë shteti jetohet dhe jetohet shumë mirë, më mirë të punosh për vete se sa të punosh për tjetrin”.

 

 

Valteri bashkë me Melin menaxhojnë me sukses bujtinën, e cila nuk është vetëm kulla e të pareve, por ia kanë dalë të shtojnë edhe tri shtëpi të bukura druri ku pushojnë turistë. Punojnë me pasion për të ofruar shërbime cilësore dhe mjedise komode që t’i presin sa më mirë turistët, gjithashtu promovojnë ushqimet tradicionale të zonës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...