Rama u tregon “sekretin” të rinjve: Ja si të merrni rrogë më të mirë se e imja

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme është ndalur në qytetin e Burrelit në një takim me të rinjtë.

 

Rama ka folur me ta për mundësitë e punësimit online, duke u dhënë shembuj të rinjve se shumë bashkëmoshatar të tyre e bëjnë këtë punë dhe paguhen shumë mirë.

 

Sipas Ramës nëse arrin të japësh shërbime online për kompani të ndryshme jashtë vendit mund të sigurohen pagesa më të larta se e vetë kryeministrit apo kryetarit të bashkisë.

 

 

I pari i qeverisë u shpreh se ka gati 16 milion vende të lira pune në tregun e shërbimeve online në kompani të ndryshme në mbar botën.

 

“Për të marrë paga shumë herë më të larta se kryetarit të Bashkisë apo kryeministrit. Ndodh sot edhe në Shqipëri. Kemi djem dhe vajza, që janë të punësuar në tregun global online, dhe marrin paga shumë të mira. Janë por janë pak. Ne kemi të gjithë programin për këtë punë, për të stimuluar edukimi, për të hyrë në këto kurse

 

 

“Mund të punësoheni kudo, nuk keni nevojë të ikni nga shtëpia. Mjafton një kompjuter dhe një lidhje interneti. Jeni në tregun online global. E krijon teknologjia këtë mundësi” u shpreh kryeministri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...