Parashikoi se do bashkohej me Donaldin, parashikuesja jep lajmin: Bora është shtatzënë, pret një…

Ajo është ende një emër i panjohur për publikun shqiptar, por së fundmi është kthyer në një personazh kryesor në rrjetet sociale. Irini Kacakaj është një parashikuese, e cila muajt e fundit po bën xhiron e rrjetit përmes parashikimeve të saj, shpeshherë të frikshme. Madje, atë e kemi parë shumë shpesh të ftuar edhe në televizion.

 

E së fundmi, Irini Kacakaj ishte e ftuar në programin e mesditës në Top Channel, me Erjona Rusin, ‘Shqipëria Live’, ku ka bërë gjithashtu disa parashikime sa i përket temave të ndryshme, qoftë nga zgjedhjet vendore të vitit 2023, deri tek e ardhmja e disa prej personazheve të shoëbiz-it shqiptar.

 

Gjatë kohës kur transmetohej emisioni ‘Big Brother Albania VIP’, parashikuesja e njohur tha se moderatorja shqiptare, Bora Zemani do të bashkohej me aktorin Donald Veshaj. Edhe pse dukej e vështirë, në fakt, dyshja sot janë bashkë dhe konfirmuan ribashkimin para disa javëve në emisionin e binjakëve ‘Më lër të flas’.

 

Ndërsa sot, Irini bëri një tjetër parashikim e deklaratë shumë të fortë live në televizion. Teksa fliste për emisionin ‘Shqipëria Live’, Irini u shpreh se Bora është shtatzënë e madje tregoi se moderatorja është në pritje të një djali. ‘Zonja është shtatzënë. Ju e dini shumë mirë që është shtatzënë. Dhe ishalla zotit të jetë gjithmonë me atë djalë sepse është një çift i paparë. Më duket se e ka çun’ – tha Irini në emision.

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.   Pasi Bruno u largua...

Naim Abazi: “Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni e rrah në mes të rrugës…”

Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...