“E kam shpinën copë, shenjat janë”, Ori Kuçi: Publiku s’ka asnjë faj, artistët po

Ori Kuçi këtë mërkurë ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku foli për jetën e saj të përditshme, marrëdhënien që ka me binjakët e saj, apo dhe se si e sheh ajo muzikën. Ndalur tek dy fëmijët e saj, ajo tha se tanimë janë në momentin kur ata i japin sugjerime për veshjen e saj. Sa të vështirë e ka pasur Ori sfidën si mami?

 

“E para nuk jam e divorcuar se nuk jam martuar asnjëherë. Pa diskutim që ka qenë e vështirë, fëmijët kanë qenë dy vjeç kur unë jam ndarë nga babai i tyre. Kur unë jam ndarë me babain e fëmijëve nuk ka qenë një ambient shumë i favorshëm kundrejt ndarjeve, dhe siç e kam thënë dhe do vazhdoj ta them kur një gjë mbaron njeriu duhet të ketë qytetarinë dhe respektin për veten që të lirojë rrugën po themi nga të dyja anët për të vazhduar jetën.”

 

Ajo nënvizoi se kur gjendesh në situata të tilla, je në 3 role të vetvetes; të nënës dhe babait, por gjithashtu shtoi se figura e babait nuk i ka munguar aspak fëmijëve të saj.

 

Zhgënjime nga miqtë? A janë lëndimet e miqve të forta?

 

“Patjetër unë e kam shpinën copë. Shenjat janë, nuk më dhembin… i kam falur sepse mendoj që ai që të vret ka probleme me veten, ka komplekse dhe mendoj që ka aq shumë besim te ty saqë e di që ti mund t’ja mbash këtë pabesi.”

 

Ndërkohë ndalur tek muzika, Ori pohoi se ka humbur identiteti i këngëtarëve, pra tani nuk ka më këngëtar që këndojnë vetëm muzikë popullore apo vetëm muzikë të lehtë. Ajo shtoi gjithashtu se prekja e gjuhës shqipe është një pjesë tjetër që e ka me merak në këngët që prodhohen sot.

 

“Janë bërë të gjitha vetëm balada ose përçunimi i gjuhës shqipe në tekste. Unë mbas vetes, fëmijëve dhe Shqipërisë, gjuha shqipe është e shenjtë për mua. Edhe pse unë jam nga Kosova nuk më duket fare e bukur që të marrësh dialektin e një komuniteti dhe ta bësh të duket kjo si një gjë e lezetshme. Dhe të përçundosh fjalën, ndjenjën dhe të mos kesh me fjalë që të përkthesh emocionin e një artisti për mua kjo është një dramë shumë e madhe”.

Nuk po kalon momente të mira, ja arsyeja pse Flori Mumajesi nuk dëgjon nga njëri vesh

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.   Këtë...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim kohe dhe pasioni, por një djalë e ka zbatuar këtë ide fjalë për fjalë. Ai...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...