“Skandal, nuk ka ndodhur kurrë”, Topalli për diskutimin e buxhetit të 2023 pa u miratuar paketa fiskale: Si të shkosh për të blerë pa lekë në xhep

Ish kryeparlamentarja, Joezfina Topalli ka reaguar ashpër sa i takon praktikës së ndjekurditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë, ku pa u paraqitur ende paketa fiskale është kërkuartë diskutohet për buxhetin e shtetit.

 

Topalli tha se në historinë e parlamentarizmit shqiptar përgjatë 3 dekadave të fundit, dicka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë. Ajo tha se më së pari, duhej që në kuvend të diskutohej dhe miratohej paketa fiskale dhe më pas të bëhej shqyrtimi i projekt-ligjit për buxhetin.

 

Postimi i Plotë:

Skandal!

 

Ne historine e parlamentarizmit shqiptar te ketyre 3 dekadave nuk ka ndodhur kurre , qe ky institucion te diskutoje per buxhetin e shtetit pa pasur paketen fiskale. Ne Kuvend ne fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet ( edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit te buxhetit te shtetit. E kunderta eshte gjeja me absurde dhe qesharake qe mund te imagjinohet. Eshte njelloj sikur te shkosh ne dyqan me ble pa asnje leke ne xhep.

 

Tallja me institucionin e parlamentit eshte turpi i vete maxhorances, eshte te fyesh dinjitetin e cdo deputeti ne Kuvend e mbi te gjitha eshte te luash me cdo qytetar shqiptar. Kur pastaj e din se per shkak te korrupsionit te cmendur , te krizes se cmimeve, te cmimeve te transportit, te renies te fuqise blerese, te rritjes se inflacionit stresi i cdo familje shqiptare eshte rritur si kurre me pare ne tre dekada, kjo pastaj merr emrin pa shpirtesi!

 

Arroganca ne raport me shtetin, me pasigurine e qytetareve tuaj, me zbrazjen e vendit ka nevoje vetem per nje pergjigje:- Ndryshim! Rasti i fundit eshte rasti exemplar i rrezimit te parlamentarzmit ku, mbeshtetet Republika jone! Deputetet, qe mbrojne kete absurd do te rregjistrohen ne historine e parlamentit si turpi i tij! Kjo qeveri duhet larguar!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...