Kirurgu shqiptar cudit te gjithe.La Italine per te punuar ne Shqiperi. Bashkëshortja ende se beson

Kur ti pyet për mjekun më të mirë kirurg ORL në Tiranë, sidomos kur mendon mungesat e jashtëzakonshme që ne kemi për mjekë ORL dhe nis të kap ankthi, të japin njëzëri një emër, Alfred Aga.

 

Ai ka na treguar pse e mori këtë vendim për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri, edhe pas ofertave që nuk munguan në Itali. Siç na e pohon edhe vetë, mungesat për mjek ORL janë të dukshme, por pasioni dhe dashuria për vendin, e mban këtu.

 

Po, kam mbajtur kontakte të mira me të gjithë kolegët. Ata që ishin miqtë e mi të specializimit, tani janë bërë drejtorë klinikash, ashtu si unë që drejtoj pjesën time në spital. Kemi bashkëpunime. Çdo vit, në Brescia, aty ku kam studiuar, bëhet një shkollë verore për të trajnuar kirurgë ORL dhe neurokirurgë nga të gjitha vendet e botës. Çdo vit unë ftohem, është viti i 8 apo i 9 radhazi që ftohem si lektor apo si trajnues. Gjithashtu edhe nëpër konferenca marr pjesë.

 

Gjithë miqtë e mi apo kolegët që kemi qenë në Brescia gjithë ato vite habiteshin me fiksimin tim, që kisha, që do kthehem në Shqipëri. Madje dhe bashkëshortja ime habitej. Habitet akoma. Ishte një dëshirë e lindur që në momentin që u largova, që unë do kthehem. Arsyen nuk di të ta them.

 

Mund të jetë ajo dëshira për vendin, mund të jetë nostalgjia apo lidhja që kam me Shqipërinë. Janë shumë faktorë, nuk është vetëm një. Fakti është që deri në vitin e fudnit, pra vitin e 6 unë e kisha këtë bindje totale. Pasi fillova speacilizmin, vazhdonte e njëjta bindje. Erdha u informova dhe nëpër spitalet në Tiranë, nëse ishin kushtet teknike dhe instrumentat me të cilat unë po specializohesha. Pashë që vetëm në spitalet private mund të realizoja atë që bëja atje dhe i qëndrova kësaj bindjeje.

 

Në vitin e katërt më erdhën shumë oferta nga spitale të ndryshme dhe pati një moment lëkundjeje. Kam pasur mundësinë të shkoj në spitalin e Cagliarit apo edhe në Romë, por gjithmonë ishte fiksimi apo dëshira e pandryshuar për vite të tëra që të kthehem. Por me kushtin që atë që kam mësuar atje, të kem mundësi ta ushtroj. Nuk mund të degradosh nga ana profesionale, nëse rri në një ambient që nuk ka instrumentet kryesore bazë. Duke qenë se këtu plotësoheshin këto kushte, vendosa që të kthehem. Dhe mund të them, që nuk jam bërë pishman.

 

Pashë që kishte nevojë për mjek ORL. Nevoja është gjithmonë, dhe tani që flasim. Megjithëse shohim largimin e popullsisë, prapë ka nevojë. Patologji ka shumë por ka një bashkëpunim mes kolegësh për të mbuluar komplet sferën e ORL.”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

Rozë Dua Lipa mori pasaportë shqiptare, Blendi Salaj: E mori edhe iku në Angli, si kanë ikur 12 mijë veta këtë vit

Gazetari Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me pajisjen e Dua Lipës me pasaportë shqiptare, i cili shkruan të...

I gjeti motra një burr milioner/ Valbona trondit te Arditi: E ndava, ai më kerkonte…

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli një përballje midis dy motrave. Shkak për mosmarrëveshjet midis tyre është bërë martesa...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...