“Kam punuar deri në muajin e 9-të të shtatzënisë” Eli Malaj: Duhet të bëja lekët e lindjes

Këngëtarja shkodrane Eli Malaj thotë se vajzat saj janë për të forca më e madhe.

 

Gjatë një interviste në RTV ORA në emisionin “Jeto me Orën” Malaj tregoi dhe sakrificat që i është dashur të bëjë vetëm që të ju plotësojë kushtet vajzave të saj.

 

Eli Malaj: Kur kam qenë shtatzënë në dy vajzat jam detyruar të punoj deri 9-muajshe. Doja të bëja lekët për të lindur fëmijët që të mos iu mungonte asgjë dhe me i ble rrobat siç duhet t’ja bleja jo sido, jo t’ja marr hua dikuj. Askush nuk thoshte hajde ulu pusho. Është vështirë por nuk ka gjë që nuk kalohet. Edhe një herë po ta ktheja do të kisha bërë të njëjtën gjë. Është investimi më i bukur që kam bërë.

 

Sa i përket marrëdhënies me të bijat ajo u shpreh në këtë mënyrë.

 

Eli Malaj: Të them se i kam si shoqe do të më thonin mami pse gënjeve. Është mosha të jesh dhe si nënë. Dua të rris vajzat siç më ka rritur nëna mua, nuk i dua më të mira. Dua që dashurinë që kam pasur unë me nënën dua ta kem dhe unë me fëmijët e mi.

 

Ajo u përlot teksa fliste për vajzat e saj, sakaq u shpreh se ‘janë forca ime më e madhe”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...