Nuk ndalen hakerat iranianë, publikojnë edhe numrat e telefonit të shqiptarëve

Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme një databazë me numrat telefonikë të shqiptarëve.

 

Bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022.

 

Është e paqartë se nga janë marrë ekstraktet në fjalë. Në databazën e dërguar në grupin Homeland Justice ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë.

 

Krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe datë kur është regjistruar numri i celularit.

 

 

Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.

 

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në Telegram.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...