Në ditën e parë të universitetit në Shkodër lexohet mesazhi “jo normal”: I thoni Gladiolës që… (foto)

Sot mijëra studentë nisën universitetin në vendin tonë. E pazakontë ajo që ka bërë një i ri në ditën e parë të universitetit.

 

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku i riu me inicialet E.M, ka gjetur një mënyrë të veçantë që t’i japë një mesazh ish-të dashurës së tij.

 

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, në Universitetin e Shkodrës ai ka vendosur tre banderola me një mesazh për Gladiolën.

 

Në këto banderola si shkruan: I thoni Gladiolës që e du, i thoni që më mungon, i thoni që nuk e kam harru. Këto mesazhe kanq tërehqur vëmendjen e të gjithëve dhe janë bërë virale në rrjet.

 

Nderkohe viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.

 

Në bazë të të dhënave nga Universiteti, degët të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime;

 

Infermieri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laboranti 100.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME