Kushtuan 6 milionë dollarë, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” gati për t’u lëshuar drejt hapësirës! Ja çfarë thotë kryeministri Edi Rama

VALENTINA MADANI/

 

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, që do të monitorojnë Shqipërinë në hapësirë, janë gati për t’u lëshuar nga “Kennedy Space Centre” në Florida të SHBA.

 

Lajmin e ndau dje në rrjetet sociale Kryeministri Rama, që i cilëson dy sytë superteknologjikë, përmes të cilëve do të mbahet nën kontroll territori. “Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga ‘Kennedy Space Centre’ në Florida të SHBA,

 

dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2, satelitët e “ALBANIA 1” dhe “ALBANIA2”, shprehet z.Rama.

 

 

Dy satelitët do të marrin informacion gjeohapësinor dhe do të ofrojnë imazhe duke nisur nga ujërat, zjarret apo edhe titujt e pronësisë.

 

2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh. Sipas kreut të qeverisë, hedhja e tyre do të bëhet nga qendra e hapësirës Kennedy në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private,

 

puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, theksoi Kryeministri.

 

Në 29 shtator u nënshkrua kontrata me vlerë 6 milionë dollarë përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.

 

“Albania 1” dhe “Albania 2” do të shërbejnë për një periudhë 3-vjeçare e përmes inteligjencës artificiale krahas parcelave me kanabis,

 

Kryeministri paralajmëroi se synohet t’i jepet fund edhe fenomenit të mitmarrjes së inspektorëve në terren duke frenuar fenomenin e ndërtimeve pa leje.

 

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj,

 

e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”, shkruan Rama.

 

Së bashku me Elon Musk, Kryeministri pritet të shtypë në muajin dhjetor butonin e nisjes në hapësirë, të dy satelitëve të parë me flamur shqiptar.

 

Kjo kontratë që ka një faturë 6 milionë dollarë, konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë trevjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë,

 

zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

 

 

VASILI: 4 MLN EURO PËR NJË INSTALACION

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzoi dje qeverinë Rama për shpenzimet luksoze dhe tenderët korruptivë miliona dollarë, duke braktisur qytetarët në këtë kohë krize dhe duke i ardhur në ndihmë oligarkëve.

 

Përmes një deklarate për media, Vasili solli shembullin e Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku qeveritë, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për krizën e çmimeve, kanë ulur ndjeshëm shpenzimet duke anuluar dhe pjesëmarrjen këtë vit në “Eurosong”.

 

Ai shton se Kryeministri Rama, nga ana tjetër nuk merr asnjë plan masash në ndihmë të qytetarëve, por shpenzon 4 milionë euro për një instalacion, për të kënaqur psikopatinë e tij.

 

“4 milionë euro për të bërë instalacionin në Kryeministri që s’i hynë në punë askujt, që kënaq psikopatitë dhe dëshirën e pangopur për shpërdorim të Ramës. Ka vetëm një qëndrim përballje me ta, asnjë hap prapa”, tha Vasili.

Gruaja sulmohet nga një qen rrugësh, niset me urgjencë në gjendje të rend drejt Tiranës

Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër. Sipas burimeve, e dëmtuara është 47-vjeçarja Vali.D, e cila ka marrë...

Beniada nuk fshihet më, poston foto të partnerit të saj, vëllait të personazhit të njohur shqiptar

Edhe pse ende nuk e kanë konfirmuar, të gjitha detajet tregojnë se Beniada dhe Bleri janë në një marrëdhënie dhe çifti nuk ka çfarë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...