Tava e fundjaves: Pregatiteni per te bere bashke te gjithe familjen

Kjo recetë u përgatit nga Erida’s Kitchen :

 

Salmoni është një nga llojet më ushqyese të peshkut që ofron disa përfitime shëndetësore. I pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B12 dhe ushqyes të tjerë esenciale, salmoni është i mrekullueshëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës por jo vetëm.

 

PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA: 300 g salmon, 2-3 patate, 2-3 karota, kripë, piper, gjalpë, majdanoz dhe limon.

 

PËRGATITJA: Fillimisht presim patatet dhe karotat në copa të mëdha dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pasi janë zbutur paksa i heqim me kujdes dhe i vëmë në tavë, ku kemi shtruar paraprakisht letër furre. Vendosim edhe salmonin dhe i lyejmë të gjitha më gjalpë të shkrirë.

 

I spërkasim me pak lëngë limoni, piper, kripë, majdanoz dhe sipas dëshirës mund t’u shtoni edhe pluhur hudhre. I pjekim në furrë përreth 20 minuta në 220-230 gradë. Nëse doni për më shumë persona mjafton të shtoni përbërësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...