Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund martesës 2-vjeçare, konfirmon zyrtarisht ndarjen përmes një letre

Këngëtari i njohur, Blero ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika.

 

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një letre publike, ku thotë se i kanë dhënë fund martesës 2-vjeçare në maj të këtij viti.

 

“Une dhe Afrona Dika i kemi dhene fund marteses sone 2 vjecare ne Maj te ketij viti. Arsyet jane teresisht personale dhe qe na perkasin vetem neve. Nuk ka pasur asnje moment hapesire per interpretim, keqinterpretim apo perdorim te imagjinatës”, ka shkruar ndër të tjera Blero.

 

Më tej, ai ka bërë edhe një kërkesë, duke u shprehur: “Une po ju drejtohem me nje kerkese per here te pare dhe te fundit, me shprese qe do te hasi ne mirekuptimin tuaj,

 

ta leme ashtu sic eshte kete pjese te jetes sime dhe te mos merremi me gjate me te. Ky eshte vendim i cili na perkiste vetem mua dhe Afrones, ndaj dhe deshiroj qe ta mbajme te tille”.

 

Letra e plotë:

 

Te dashur familjare, shoqe e shoke,

 

Te dashur miq, ndjekes te muzikes sime dhe ju qe fale jush jam ketu ku jam sot,

 

Te dashur gazetare (miq te mite dhe promovues te punes sime),

 

po e ndjej si obligim moral dhe si borxh ndaj jush qe te ju drejtohem me ane te kesaj “letre” apo ketij postimi, sepse po ndihem qe ka disa muaj qe ju kam ngele borxh me nje spjegim/arsyetim.

 

Une e kuptoj se me pergjegjesine e te qenit pjese e jetes publike, ka edhe pasoja, sic eshte me kryessorja ajo e te mos pasurit jete private – jete private kam, por per fatin tim te mire apo jo edhe aq te mire, e tera ka qene super-transparente gjate gjithe kohes qe une kam qene pjese e jetes publike.

 

Une e kam te qarte se kur kam kerkuar mbeshtetjen tuaj per projektet e mia artistike-muzikore, ne nje forme krijohet opinioni se edhe jeta ime private mund te behet pjese e debatit.

 

A pajtohem me kete? Natyrisht se jo. Aq me teper qe keto publikime (shpesh te paverifikuara paraprakisht) nuk me ndikojne vetem mua, por kane impakt edhe ne familjen time, miqte e mi e rrethin tim. A eshte normale qe dicka e tille te ndodhe? Absolutisht se po.

 

Te kthehem edhe nje here tek fillimi i letres, meqenese do te jete adresimi im i fundit lidhur me kete teme. Une dhe Afrona Dika i kemi dhene fund marteses sone 2 vjecare ne Maj te ketij viti. Arsyet jane teresisht personale dhe qe na perkasin vetem neve. Nuk ka pasur asnje moment hapesire per interpretim, keqinterpretim apo perdorim te imagjinates.

 

Pra, miq e dashamire,

 

lidhja jone ka perfunduar, ndaj situata eshte e renduar ashtu sic eshte, madje edhe pa e kthyer ne pjese te debatit publik.

 

Une po ju drejtohem me nje kerkese per here te pare dhe te fundit, me shprese qe do te hasi ne mirekuptimin tuaj – ta leme ashtu sic eshte kete pjese te jetes sime dhe te mos merremi me gjate me te. Ky eshte vendim i cili na perkiste vetem mua dhe Afrones, ndaj dhe deshiroj qe ta mbajme te tille.

 

Do ta vleresoj shume nese do te me mirekuptoni, meqenese kjo vertete do te jete hera e fundit kur une do te ju adresohem per kete ceshtje.

 

Faleminderit nga zemra per kohen.

 

I juaji,

 

Blero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...