Kjo eshte shprehja që gjyshërit nuk duhet ta thonë asnjëherë/ nga Lira Gjika

Nga Lira Gjika

 

Gjyshet, gjyshërit duhen të ndihen të nderuar, që nënat e reja, u besojnë fëmijën e tyre.

 

Është e vërtetë që gjyshja është më e zhdërvjellët se nëna e re në përkujdesjen ndaj fëmijës, por kjo nuk i jep të drejtën për të « pushtuar » vendin e nënës. Ajo si nënë e pjekur, e di se fëmija çdo gjë e kërkon nga nëna e tij. Detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.

 

Dëgjojmë shpesh gjyshe teksa deklarojnë « e kam rritur unë ». A i ka shkuar ndër mend se çfarë u përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj të dashur kjo frazë? A i ka shkuar ndonjëherë në mend se në këtë rast u pohon atyre se “nëna e tyre nuk i do, nëna e tyre nuk është më, përderisa i rrit gjyshja”?

 

Edhe gjyshja kur ndjehet keq, “thërret” nënën e saj. Gjyshe e mirë është ajo gjyshe që fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën, por e siguron vazhdimisht fëmijën, se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë, sepse beson te ajo (gjyshja).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...