Habit këngëtarja shqiptare “Ish-burrin e kam shok, ishim bashkë përpara se të vija në emision

Mimoza Selimi ka habitur shikuesit me deklaratën e saj.

 

Vokalistja e grupit “Djemtë e detit” dhe gazetarja e njohur prej kohësh është zhvendosur në Zvicër.

 

Te Rudina ajo zbuloi se është e dashuruar me dikë atje ndërsa foli edhe për ish-bashkëshortin në Shqipëri.

 

Ajo tha se ruan ende kontakte me të edhe pas kaq vitesh ndarje dhe gëzojnë miqësi.

 

Mimoza Selimi: Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë.

 

Rudina Magjistari: Pra, ruani një marrëdhënie të shkëlqyer.

 

Mimoza Selimi: Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...