Horoskopi ditor, e hene date 3 Tetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Këtë të hënë do të duhet të bëni pak durim, siç ndodhi edhe mbrëmjen e së dielës, sidomos për ata që janë në një lidhje. Nga ana tjetër situata është interesante për projekte të reja pune.

 

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Një situatë rikuperimi në dashuri është në mbërritje e sipër. Do të ketë investime në shtëpi, ndaj është mirë të vazhdoni të punoni shumë.

 

Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: Hutimet e lindura në ditët e fundit mund të kapërcehen këtë të hënë, përpiquni të flisni me partnerin/en. Ditë e favorshme nëse duhet të bëni propozime të reja në punë.

 

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Kjo ditë e hënë fillon me zodiakun në dizavantazh, prandaj është më mirë të qëndroni të qetë duke shmangur kështu diskutimet e kota me partnerin/en. Situata nuk është e lehtë për t’u menaxhuar edhe në vendin e punës.

 

Horoskopi Paolo Fox Leone: I ftoj ata që janë vetëm të hedhin sytë përreth, mundësi të mira po vijnë në sferën e dashurisë. Nuk përjashtohet një propozim i ri për bashkëpunim në punë.

 

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Është një periudhë e rëndësishme për ndjenjat, mos i nënvlerësoni takimet e reja. Propozime të mira edhe në punë, ka mundësi të mëdha.

 

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Kushdo që ka përjetuar një krizë në maj, duhet të jetë i qetë tani. Përpjekja në punë është e madhe, por do të shpërblehet.

 

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ju keni një aftësi të madhe për të vepruar dhe duhet ta bëni këtë për të parashikuar situata të caktuara në dashuri. Në punë jeni gjithmonë gati për të ngjitur majën, por tani ndjeheni të lodhur.

 

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox: Pak pasiguri kthehet në dashuri, por vetëm në marrëdhëniet me Virgjëreshën dhe Binjakët. Këtë të hënë është e mundur të bëni diçka më shumë në punë.

 

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Takimet e reja janë të rëndësishme. Nga kjo e hënë dhe të nesërmen e martë, Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Gjërat që vendosni janë më të mira dhe nëse keni pasur probleme në punë tani do të zgjidhen.

 

Horoskopi Paolo Fox Ujori: Do të dëshironit të kishit një partner/e më të kuptueshëm/me, ndoshta duhet të reflektoni për personin që keni pranë. Disa dyshime apo probleme ka edhe në punë dhe po ju stresojnë shumë, nuk keni pse të lodheni, mjaft që të merrni masa.

 

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Jo gjithçka është kaq e thjeshtë për t’u kuptuar, ka pasiguri në dashuri. Ambicia në punë jep rezultate. /noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...