Ahengxhiu, “Arkivi” i mbi 400 këngëve shkodrane/ Muharrem Shkreli di përmendësh të gjitha këngët e Ahengut Shkodran

Nga Mario Gjini

Muharrem Shkreli është njëri nga shkodranët e rritur me këngët e Ahengut, që i vogël dhe kjo dashuri e tij për këtë muzikë i buron nga babai, Cuf Shkreli, i njohur si kryeashik i ahengut kudo ku zhvillohej ai nëpër qytet.

Ky i fundit duke qenë edhe nip i patriotit Dasho Shkreli, të cilit i është kushtuar edhe këngë nga populli, pati fatin të rritej në një mjedis ku këngët e ahengut ishin gjithmonë të pranishme e duket se kjo dashuri është trashëguar natyrshëm edhe tek pasardhësit e kësaj familje.

Muharrem Shkreli njeh më shumë se 400 këngë madje ai nuk heziton as të kujtojë tekstet e këngëve në dy variante: ato të parat kur u krijuan dhe variantet e pastruara të tyre pas reformimit të Ahengut.

Për shkak të rrethanave shoqërore, në të cilat lindën këto këngë, disa prej tyre edhe pse në dukje u këndoheshin meshkujve, në fakt ato janë të nënkuptuara për femrat, shprehet Muharremi teksa shpjegon histori këngësh të ahengut.Mes një morie të pafundme këngësh, ai e ka të vështirë të zgjedhë të preferuarën e tij.

Muharrem Shkreli thotë se ka ndërmend të sjellë të dokumentuara ato çfarë ai di për Ahengun dhe për këtë ai ka ndërmend t’i sjellë në një libër por ka edhe një mesazh që ta ruajnë si një vlerë të çmuar këtë pasuri të trashëgimisë jomateriale siç janë këngët e Ahengut Shkodran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...