Historia e dhimbshme e dy motrave, që nuk mund të lëvizin

“Stop” shkoi në Lushnje për të takuar dy motrat Desiana dhe Xhuliana. Ato e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të paaftësisë muskulare.

Desiana Bali, 20 vjeç, tregoi, se që prej vitit 2011 ka humbur këmbët dhe nuk mund të lëvizë. Ajo tregoi se dalin nga pak, por jetojnë në kat të dytë dhe e kanë shumë të vështirë ngjitjen dhe zbritjen me karrocë.

“Jam 20 vjeçe, jam e sëmurë me motrën. Të dyja me motrën nuk lëvizim dot. Jemi me karrocë,zëre sikur jemi të paralizuara. Që në 2011 kemi 11 vjet kështu. Duart i lëvizim nga pak.

Motra ka më shumë vështirësi. Në radhë të parë do shkonim të bënim një vizitë. Kemi bërë para 7 vitesh, në 2015 ka thënë që mund ta rregulloj jo 100%, por të paktën do ecin. Duhen për në Turqi. Atje ishte me seanca. Një seancë 10 mijë Euro. Ai tha të paktën 4 seanca. Është shumë e vështirë! Ne duam që të jem si të gjitha”, tha e reja.

Sëmundja ia preu në mes ëndrrën për t’u bërë gazetare. “Stop” pasi dëgjoi historinë e dhimbshme të dy motrave, u dhuroi një motor elektrik./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...