Drithëruese/ Vajza del nuse nga çadra, prindërit: E nxorëm si të vdekur…

Prej gati 34 muajsh kanë mbetur në dorë të Zotit ndaj besojnë veç te ai.

Sakrificat për fëmijët i mbajnë gjallë, në një kohë kur mbijetesa është ulur këmbëkryq në cadrën ku gdhinë dhe ngrysen 7 frymë…2 me 2 është çadra që mban brenda hallet e gëzimet e pakta të familjes Jaku në Bubq.

Nga kjo çadër pak ditë më parë vajza e madhe doli nuse…Lotët e një babai të rënda mjaftueshëm në ditën e dasmës së vajzës, jo se ajo po martohet por sepse ai nuk e nxorri dot nuse siç dëshironte. Lotët e një nënë…që vajton vajzën se e nxorri nuse nga çadra, atje ku rrënojat i kursyen jetën.

Në 26 nëntor të 2019 termeti ju shembi shtëpinë që i ra mbi koka, por fatmirësisht ju fali jetën. Më tej, i priti çadra pasi bonusi i qirasë ishte i pamjaftueshëm për të mbajtur frymën gjallë larg tokës dhe bagëtive. Martin Jaku martoi vajzën dhe ditën që duhet të gëzonte, vajtonte për fatin e saj.

Përjetim e dhimbje që kjo familje tregon për gazetaren Bora Shahini në emisionin Abc e mëngjesit. E ndërsa Lulja përsërit vazhdimisht dhimbjen që do e shoqërojë deri në vdekje, thotë se do shesë gjak vetëm që të shohë sadopak lumturi për fëmijët.

Aty bënë nuse vajzën, tek po i njëjti divan qëndruan të pandarë duke qarë në heshtje, aty kërcyen e pritën miqtë. Familjet shqiptare e kanë për traditë të bëjnë gjithçka për të pritur krushqit, për të shmangur fjalët e njerëzve. Jeta e fati i Martinit dhe Lules tashmë duken se do të vijojë larg Shqipërisë.

Ata do t’i rikthehen emigrimit pas 30 vitesh sepse s’duan që djalin dhe vajzën ta martojnë në të njëjtat kushte, se nuk mund ta lënë vajzën pa shkollë. çdo të bëjnë ata? E sigurt që nuk do të dorëzohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...