Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet nga 26 shtatori deri më 2 tetor 2022

Horoskopi i Dashit Tre yje për Dashin.

Dielli është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj në dashuri është më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos bini në provokime, sidomos në datat 25 dhe 26 shtator. Javën e ardhshme do të vijnë lajme të mira dhe takimet e së premtes do të jenë të favorizuara.

 

Në punë, mundësitë janë të shumta: Jupiteri është në anën tuaj, por ju duhet të pranoni një vonesë që po shkaktohet. Ndaj ruani qetësinë!

 

 

Horoskopi i Paolo Fox Demi Tre yje për Demin.

Në dashuri ka nga ata që u ka ndryshuar jeta dhe nga ana tjetër, tashmë kanë nisur një lidhje të re. Jeni në kërkim të qetësisë shpirtërore, nuk e duroni dot xhelozinë, por java në planin sentimental do të jetë paksa nervoze.

 

Në punë nuk ka asnjë lajm dhe jeni pak të mërzitur: përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mbani nën kontroll situatën ekonomike. Kujdes nga shpenzimet e shumta!

 

 

Horoskopi i Binjakëve Katër yje për Binjakët.

Afërdita është gati të kthehet në anën tuaj dhe nga data 29 shtator do të nisë një tranzit i qetë. Në dashuri, do të mund të rikuperoni diçka nga historia që keni: qielli premton për mirë, lëre veten të ndjekë rrjedhën…

 

Në punë çdo gjë po fillon sërish dhe së shpejti do të arrini rezultate të shkëlqyera. Lodhja, megjithatë, ndihet nga 24 shtatori.

 

 

Horoskopi i Gaforres Katër yje për shenjën e Gaforres.

Në dashuri ju është dashur të përballeni me disa zhgënjime, jeni të ndjeshëm dhe gjithçka ju prek firt. Mundohuni të qëndroni të qetë, veçanërisht në datën 26 kur Hëna është disonante. Takimet janë të këndshme.

 

Në punë, është koha për ta kthyer jetën në një tjetër etapë dhe për të bërë marrëveshje të reja. Idetë nuk mungojnë!

 

 

Horoskopi i Luanit Pesë yje për Luanin.

Kjo është koha e duhur për të rikuperuar një dashuri. Një histori e lindur në gusht mund të ecë përpara, përpiquni të qëndroni të qetë dhe me pasion të ndezur. Nuk mungojnë projektet.

 

Në punë, Dielli, Marsi dhe Jupiteri janë në anën tuaj: qielli është frymëzues, por duhet të jeni më të kujdesshëm nga pikëpamja ekonomike. Ju pëlqen të bëni pazar, jeni të ‘çmendur’ pas shopingut, por duket se tani nuk mund ta përballoni dhe aq!

 

 

Horoskopi i Virgjëreshës Katër yje për shenjën e Virgjëreshës.

Situata e dashurisë është e mirë, por Afërdita së shpejti do të largohet. Pra, përpiquni të forconi një marrëdhënie, përfitoni nga prania e Afërditës tani dhe forconi lidhjen tuaj. Kjo do të bëjë që të ndjeheni të sigurt e mandej do të arrini të kapërceni çdo pengesë.

 

Në punë, Jupiteri do të jetë në anën tuaj, gjithsesi nga viti 2023: qielli është që tani i mrekullueshëm, përpiquni të ecni përpara dhe t’u tregoni të gjithëve se kush jeni. Dhe sa vleni!

 

 

Horoskopi i Peshores Katër yje për shenjën e Peshores.

Afërdita nga data 29 shtator do të jetë në anën tuaj dhe horoskopi nga pikëpamja sentimentale është premtues. Mundohuni të shoqëroheni me njerëz të rinj dhe të mendoni për të ardhmen.

 

Në punë, Marsi, Saturni dhe Dielli janë me ju: nuk ju mungon energjia. Me këtë pozitivitet do të arrini të kapërceni çdo pengesë. Dhe të gjitha frikërat tuaja!

 

 

Horoskopi i Akrepit Pesë yje për shenjën e Akrepit.

Dashuria po kthehet në jetën tuaj, “flakadani” që lajmëron një lidhje të re është gati të rindizet. E tërë java duket premtuese edhe për ata që nuk donin t’ia dinin më për histori të reja. Sidomos në datën 28 ​​Hëna do të jetë në anën tuaj!

 

Në punë, përpiquni të ndryshoni jetën tuaj, të ndryshoni edhe punë. Nga data 28 deri në 30, yjet do të jenë me ju!

 

 

Horoskopi i Shigjetarit Tre yje për shenjën e Shigjetarit.

Marsi është në dizavantazh dhe disa ditë, në frontin sentimental, duken të rënda. Megjithatë, mundësitë nuk mungojnë, sidomos nëse ju është dashur të përballeni me një zhgënjim. Lind pyetja, a do të jeni në gjendje të kapërceni një problem që keni hasur?!

 

Në aspektin profesional punoni gjithmonë fort, por rezultatet nuk janë aq të menjëhershme: mos u shqetësoni dhe qëndroni të qetë. Do t’ju duhet të luftoni pak më gjatë, atëherë shpërblimet do të jenë aty!

 

 

Horoskopi i Bricjapit Pesë yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit.

Në dashuri lëreni veten të hidhet pas rrjedhës së pasionit, e patjetër tek emocionet e sinqerta. Por kushtojini vëmendje datës 26 shtator duke bërë sytë katër. Mos harroni se duhet të ndiqni zemrën dhe në datën 29 mund të keni një ditë të rëndësishme.

 

Në punë, bëni pak më shumë përpjekje pasi jeta juaj profesionale po përmirësohet tani. Dhe ju mund të jepni gjithçka që të funksionojë!

 

 

Parashikimet për Ujorin Pesë yje për Ujorin.

Nga data 29 shtator, Afërdita do të jetë në anën tuaj, ndaj dashuria premton për mirë. Ka shanse të mëdha që ju të përjetoni një dashuri me shikim të parë: ndonjëherë duhet shumë pak për ta bërë zemrën tuaj të rrahë.

 

Në punë, ditët e hënë dhe e martë janë interesante, përpiquni të bëni disa propozime. Të enjten, megjithatë, mund të jeni të lodhur, ndaj ruani qetësinë.

 

 

Horoskopi i Peshqve Tre yje për të lindurit në shenjën e Peshqve.

Afërdita nuk do të jetë në dizavantazh për pak ditë, ndaj situata sentimentale do të përmirësohet. Por përpiquni të kapërceni një zhgënjim nga e kaluara dhe të vazhdoni përpara.

 

Në punë do ju duhet të kapërceni pengesat, por më mirë ruani qetësinë dhe shtyni çdo vendim për momente më të mira. Jeni pak të lodhur, por nuk mund të dorëzoheni tani! /noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë...

Ç’po ndodh mes tyre? Me puthje e përqafime, Romeo shfaqet me bukuroshen e njohur (VIDEO)

Duket se Romeo Veshaj po e konsideron tanimë pjesë...