Hera e 2 që i ndodh, “shkrumbohet” makina para derës së shtëpisë të 27 vjeçares që u konfliktua me policinë

Një makinënë qytetin e Bilishtit është shkrumbuar totalisht nga flakët.

 

Sipasinformacioneve zyrtare, bhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi. Kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti, ku më pas u shoqërua edhe në komisariat.

 

 

Është hera e dytë që 27 vjeçares i digjet makina përpara shtëpisë së saj. Ndërkohë që policia po merret me zbardhjen e rrethanave, nuk përjashtohet mundësia e konflikteve që e reja mund të ketë pasur.

 

Njoftimi i Plotë:

 

Devoll/Informacion paraprak

 

Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...