Habit aktori i humorit, Albano Bogdo: Kam tentuar disa herë të bëhem nënë po nuk më ka ecur

Albano Bogdo ka qenë i ftuari i radhës në “Shije Shtëpie” në TV Klan, në emisionin e paradites mjaft të dashur nga publiku, pasi përveç gatimit trajton një larmishmëri temash.

 

 

Bashkë me zonjën Vjollca, Albano tregoi aftësitë e tij në kuzhinë si “djalë për shtëpi” teksa kaurdiste qepën e mishin. Nga ana tjetër, moderatorja e emisionit, Katerina Trungu, nuk e ‘la rehat’ me pyetje për ndonjë martesë në horizont.

 

Më poshtë po iu sjellim një pjesë të bisedës së tyre, ku është e pamundur të mbash të qeshurën sepse kur të ftuar dikë si Albano, ëshë normale të kësh biseda e situata të tilla.

 

Albano Bogdo: Po s’ka gjë se do mbajmë erë qepë sikur do martohem unë. Katerina Trungu: Pse s’do martohesh Albano? Albano Bogdo: Po s’do martohem sot.

 

Katerina Trungu: Po, ja rastësisht sot… Albano Bogdo: Mund të martohesh, mund të dalë ajo e jetës ë? Zonja Vjollca: Po…s’i dihet.

 

Katerina Trungu: Edhe thua “dashuri me shikim të parë”. Albano Bogdo: Ku ta gjej? Ajo do thojë “ç’mbaka era qepë, ka gatuar, qenka burrë për shtëpi”. Do i bëj golin vetes se unë s’do gatuaj kurrë.

 

Katerina Trungu: Më duket se nuk e ke në plan o Albano, se s’po më rrihet edhe mua ngaqë po e shoh. Albano Bogdo: Shiko, e kam provuar disa herë të bëhem nënë, por s’më ka ecur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...