Armina martohet të dielën dhe u ka vënë një kusht dasmorëve: Nuk dua të më hidhni…

Vetëm pak ditë na ndajnë nda dasme e shumëpritur e cila padyshim do zërë faqet e para të mediave. Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do t’i japin fund beqarisë këtë të dielë.

 

Në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë Dalina Buzi ajo e cila e zbuloi duke u shprehur: “Çfarë kemi ne të dielën” dhe Armina tregoi se do të mbajë dasmën e shumëpritur.

 

Ndërkohë vajzat në studio nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

 

“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina.

 

Ndërkohë, Armina ka treguar dhe disa detaje nga dasma duke u shprehur se kane zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur. Ajo tha se një ndihmë e madhe për të në organizimin e dasmës ka qenë edhe kunata e saj Argita Malltezi, e cila i është gjendur pranë për çdo detaj.

 

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.

TE TJERA