Shi, breshër dhe reshje debore çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave në disa vise kontinentale. Këto vranësira pritet të kushtëzojnë rrebesh shiu, ndërsa në malet më të larta priten fjolla bore.

 

Edhe të enjtën dhe të premtën pritet të kemi mot të ftohtë, me intervale kohore me diell, vranësira, erëra të ftohta nga veriu dhe ndonjë dhe rrebesh afatshkurtër shiu në disa zona kontinentale. Në malet më të larta priten fjolla të herëpashershme bore.

 

Nga fundjava do të kemi përmirësim të motit për shkak të ndryshimit të rrymimeve ajrore. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave./MeteoBallkan

TE TJERA