Deputetja shqiptare merr vendimin e papritur, jep dorëheqjen nga posti i saj

Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, më 21 shtator ajo njoftoi se ajo është duke kaluar nëpër një trajtim mjekësor, gjë që sipas saj, nuk i lejon që të vazhdojë në kryerjen e detyrave si deputete.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete.

Edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konnjufca, si dhe Kryesinë e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ajo ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin e saj publik për Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç tha, në veçanti në Kongresin Amerikan.

“Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejti do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, ka shtuar ajo.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt 2021, Vasfije Krasniqi-Goodman, garoi për herë të parë për pozitën e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...