Pra e paska ndryshuar…? “Ia kam vënë vetes”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon emrin e saj të vërtetë

Xheisara Frisku është këngëtarja e cila ka bërë bujë me zërin e saj të veçantë. Ka qenë gjithashtu një këngëtare e spikatur në “X Factor Albania” dhe “The voice of Albania” në vitet 2014-2015.

 

Së fundmi Xheisara ka qenë pjesë edhe e reality show-t “Big Brother Vip”. Xheisara prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut por ka diçka që nuk e dinim për të. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja nga Burreli ka treguar se emri me të cilin ne e njohim nuk është emri i saj i vërtetë. Ajo quhet Sara, ndërsa Xheisara është një emër që ajo ia ka vënë vetes.

 

Rudina Magjistari: Tashmë vëmendja për ty është maksimale. Sa thuhet Xheisara… ke edhe një emër që se kam dëgjuar ta kenë të tjerë. Xheisara është emër i rrallë nuk ma ka zënë veshët ta kenë edhe të tjerë.

 

Xheisara Frisku: Faktikisht është një emër që unë vetë ja kam vënë vetes sime. Unë e kam emrin Sara.

 

Rudina Magjistari: Sara!

 

Xheisara Frisku: Po edhe në pasaportë e kam Sara. Unë kam qenë një fanse e zjarrtë e këngëtares Xhesi Xhei për vite me radhë që kur kam qenë e vogël dhe e vendosa njëherë në “Facebook” Xhei Sara, të ndara dhe me kalimin e kohës kur erdha në Tiranë dhe më pyesnin si e ke emrin unë thosha e kam Xheisara dhe më ngeli Xheisara. Jam e lumtur që e kam këtë emrin.

 

Rudina Magjistari: Ishte thënë më para kjo?

 

Xheisara Frisku: Jo asnjëherë se askush nuk më kishte pyetur në fakt./

TE TJERA