Monica Bellucci shkëlqen në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Festivali i 79-të i Filmit në Venecia erdhi edhe këtë vit me emrat më të mëdhenj të ekranit të madh të pranishëm.

 

Në tapetin e kuq nuk mund të mungonte Monica Bellucci, e cila edhe një herë magjepsi sytë e të gjithëve.

 

Aktorja, pak pas pushimeve verore në Paros, ka qenë në vendlindje për premierën e “Siccità”, ku edhe luan.

 

57-vjeçarja Bellucci dëshmoi edhe një herë se çfarëdo që të veshë do të jetë fytyra që do të ngjallë më shumë interes, pasi çdo paraqitje e saj në Venecia pushtoi më shumë se çdo tjetër objektivin e paparacëve.

 

Ylli italian nuk e ndau ngjyrën e zezë gjatë gjithë daljeve të saj publike.

 

Kamera e paparacëve e ka pikasur jashtë hotelit Excelsior.

 

Me një kostum total black elegant pa kohë, me flokët në bisht, Monica Bellucci ishte sërish në fokus të fotografëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...