Farmacistja shqiptare shpallet Miss Gjermania dhe i ndryshon jeta përgjithmonë

Arlinda Prenaj është shqiptarja që ka rrëmbyer dy herë kurorën e të bukurës shqiptare. Me profesion, ajo është farmaciste, por ja ka dal që të triumfojë në Gjermani në fushën e modelingut.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Arlinda ka treguar hapat e parë se si u bë modele. “Në vitin 2019 isha duke realizuar këngën time të parë dhe isha bashkë me babin.

 

Takuam një shokë të tij, i cili na pyeti që çfarë po bëni aty? Ne i thamë që po kërkojmë një person që të na bëjë klipin. Ai menaxhonte modelet dhe më pyeti nëse kisha tentuar të bëhesha modele. Unë i thash jo, se nuk më kishte shkuar në mendje të bëhesha modele”, tha ajo.

 

Më tej, bukuroshja rrëfeu edhe vështirësitë që ka hasur në Gjermani, por që në fund edhe pse e re, ka arritur të krijojë një imazh në Gjermani.

 

“Për mua çdo gjë ka qenë rastësi në Gjermani. Shoqëria dhe prindërit më kanë thënë, okay, provoje një herë se nuk humbet gjë. Ka qenë shumë vështirë gjithçka se ora dy e natës bënim foto dhe në katër duhet të ishim zgjuar gati herët.

 

Jeta ime ka ndryshuar se më përpara kam qenë thjesht Arlinda Prena një farmaciste, ndërsa tani më njohin të gjithë, kam marr shumë oferta”, u shpreh Arlinda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...