Sonila Meço harron në emision direkt, nuk di si e ka emrin presidenti i Shqipërisë (video)

Presidenti Bajram Begaj erdhi si anonim dhe vazhdon të funksionojë si i tillë. Nuk gëzon stofin e një politikani me impakt publik, por vetëm si i preferuar i Edi Ramës.

Sot ishte dhe fillimi i sesionit të ri parlamentar ku gazetarët dhe të ftuarit në ‘Task Force’ komentuat situatën politike që është ndezur shumë me hyrjen në skenë të, Ilir Metës, tani jashtë kostumit të ngushtë presidencës.

Tradita edhe tani nuk u prish me hapjen e sesionit me një mesazh urimi nga presidenti Bajram Begaj por që u lexua nga krye-parlamentarja, Lindita Nikolla.

Pas ‘recitimit’ të Nikollës, ajo që ra në sy më shumë nuk ishin fjalët e dërguara me postë nga presidenti, por ‘lapsusi’ që moderatorja, Sonila Meço bëri pas fjalës së kryetares së parlamentit ,duke harruar dhe emrin e presidenti Begaj.

Moment ky që u kalua me shpejtësi pas ndihmesës që Abilekaj i dha moderatores Meço, por s’ka se si të ndodhë ndryshe, sepse presidenti flet vetëm kur i jep leje kryeministri, e duke e ditur se Rama është një ‘Show Man’ kjo sa vjen e do bëhet edhe më e radhë.

Kujtojmë se Sonila Meço është një nga zërat më kritik ndaj qeverisë, si dhe ndaj presidentit të ri të vendit Bajram Begaj, gjë që e ka shprehur që në fillim kur ai mori postin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...