Kamerat filmuan makinën e biznesmenit shqiptar të zhdukur në Greqi, ku u pa për herë të fundit 46-vjeçari

Prej 8 ditësh nuk ka asnjë shenjë jete nga biznesmeni shqiptar i zhdukur në Greqi.

46-vjeçari shqiptar humbi gjurmët në Rodos, mbrëmjen e së dielës, 28 gusht.

Xhipi blu i kontraktorit 46-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve të mitur u gjet i braktisur nga policia, disa orë pas zhdukjes së tij, dy kilometra larg shtëpisë së tij, ndërsa celulari i tij mbetet i fikur.

46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere. Një takim që nuk u zhvillua kurrë.

Në një video të transmetuar nga Mega Tv është regjistruar rruga e 46-vjeçarit drejt pikës së takimit. Makina e tij është parë duke kaluar në Faliraki. Ky është dhe vendi i fundit ku janë regjistruar gjurmët e tij para se të zhdukej.

Në video, besohet se xhipi blu që kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki, është makina e 46-vjeçarit. Tre sekonda më pas vjen një makinë e argjendtë, në të cilën sipas informacioneve ishin bashkatdhetarët.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...