(video) Të shtrirë në pyll, të lodhur e rraskapitur! Të rinjtë shqiptarë në pritje të gomones për të ikur në Angli

Kandidati për Kryetarin e FRPD-së, në zgjedhjet që do mbahen së shpejti, Mariglend Doçi, ka publikuar videon trishtuese të të rinjve shqiptarë më Francë.

 

Të rinjtë shihen të shtrirë në pyjet e Francës, teksa janë në pritje të gomones së radhës për rrugën për në Angli, për një jetë më të mirë.

 

“Videot që na vijnë nga Franca të të rinjve Shqiptar në pritje të nisjes së gomones së rradhës për Angli janë shokuese.

 

Të strukur nga i ftohti dhe të raskapitur nga lodhja këto jan përpjekjet e të rinjve Shqiptar për një jetë më të mirë larg atdheut tyre të mjeruar nga qeveria Rama.

 

Dikush me gomone,dikush me kamion,dikush me një aplikim fallco për tu shkolluar këto janë dramat e të rinjve tanë në 2022.

 

Mallkuar qoftë çdokush ju shkatërron jetën të rinjve tanë. Mallkuar qoftë ai që largon ata ose i inkurajon ata për të lënë atdheun e tyre” shkruanDoçi në postimin e tij.

 

 

TE TJERA