Pronarët ishin me pushime, kapet 30-vjeçari shqiptar duke grabitur një banesë në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur duke grabitur një banesë.

Bëhet me dije se shqiptari kishte arritur të hynte në banesë në një apartament në Albaro të Xhenovës dhe ka nisur kontrollin për sendet me vlerë.

Ka qenë një person që e ka parë, teksa kishte informacion se pronarët e banesës ishin me pushime dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kapur autorin i cili ka tentuar të arratiset. Policia i ka sekuestruar 30-vjeçarit një Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash.

TE TJERA