Çfarë pritet? EMA paralajmëron sërish: Në dimër pritet një tjetër variant i Covid-19

Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant “plotësisht i ri” i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër, por shtoi se vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit nga sëmundjet e rënda.

Zyrtarët e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) më 2 shtator thanë se organizata po përgatitet të hapë një fushatë për vaksinat përforcuese përpara një vale të re të parashikuar të rasteve të koronavirusit.

Shefi i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri tha në një konferencë shtypi se njerëzit “nuk duhet të presin për një vaksinë specifike”.

“Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot”, tha ai.

EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin më të vjetër BA.1 Omicron.

Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme.

Vaksinat e reja të përshtatura me Omicron do të rezervohen kryesisht si përforcues për të moshuarit, katëgoritë e ndjeshme, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, tha Cavaleri.

Shumica e njerëzve do të vazhdojnë të marrin vaksinat origjinale të krijuara për të trajtuar llojin origjinal të koronavirusit.

“Vaksinat origjinale janë ende në gjendje të mbrojnë kundër sëmundjes së rëndë COVID-19 dhe vdekjes,” edhe nëse ato nuk janë aq efektive në parandalimin e infeksioneve më të buta, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...