Tmerr në bregdet! Turisti gjen dy kufoma brenda një çante në plazh, zbardhen detajet shokuese

Janë gjetur dy kufoma të kalbura nga një turist i cili ndodhej në një varkë, në ishullun Koufonisi, Greqi. Sipas mediave greke, trupat e pajetë janë gjetur në plazhin e Fykios, në Koufonisi brenda një çante.

 

 

Turisti ka njoftuar menjëherë Autoritetet për të shkuar në vendngjarje dhe për t’u kujdesur për transportin e trupave. Autoritetet thonë se për trupin e dytë nuk dihet nëse i përket ndonjë njeriu apo ndonjë kafshe. Përfaqësues nga Spitali i Naxosit thanë se për shkak të kalbjes së avancuar nuk mund të sqarohet nëse trupi i parë është i një burri apo një gruaje.

 

Çanta e gjetur është dërguar në shërbimet përkatëse, ku po kryhen procedurat e nevojshme.

 

“Autoriteti Portual i Naxosit u njoftua mesditën e sotme nga një person privat për ekzistencën e dy trupave në kalbje të avancuar, që notonin në det, në zonën detare të plazhit ¨Fykio¨ Kato Koufonisi .

 

Në vendngjarje ka mbërritur një gomone patrullë e LS-EL.AKT, ku me ndihmën e efektivëve vendas, trupat e pajetë janë nxjerrë në breg dhe më pas janë marrë dhe janë dërguar nga punonjës të Autoritetit Portual përkatës në Spitalin e Përgjithshëm të Naxosit.

 

Nga gjetjet u konstatua se një trup i përket një personi të rritur, ndërsa i dyti, është me përmasa më të vogla. Autoriteti Portual Naxos, i cili kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e ekzamimineve në Morgun e Pireut,” thuhet në njoftim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...