Ngjarje pikëlluese! 19-vjeçari shqiptar ndërron jetë teksa po luante futboll

Kadri Abazi nga Gllareva e Klinës, Kosovë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. I riu u rrëzua në fushë, teksa ishte duke luajtur futboll.

 

19-vjeçari u dërgua me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ndërroi jetë. Arsyet e ngjarjes fatale nuk janë bërë ende me dije. Rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

 

“Fsh. Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë.

 

Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar humbja e jetës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë sot priten detaje të reja nga ngjarja dhe shkaku i vërtetë pse humbi jetën i riu.

 

Në rrjetet sociale, miqtë dhe të afërmit e 19-vjecarit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen para kohe të jetës së 19-vjecarit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...