POLICIA SHKODËR PEZULLON 9 LEJE DREJTIMI, VENDOS 667 GJOBA

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt dhe 6 të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 9 leje drejtimi, nga këto 6 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 leje drejtimi për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 1 leje për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës, janë vendosur 667 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 167 masa administrative, për parakalim të gabuar;
• 233 masë administrative, për tejkalim te normave te shpejtesisë ;
• 30 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 11 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
• 17 masa administrative, për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;
• 22 masa administrative, për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 187 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Risi në këtë sezon është edhe monitorimi me makinën inteligjente, i çdo aksi rrugor në juridiksionin e DVP Shkodër, me qëllim evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim për aksidente, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

TE TJERA