Ka punuar me 5 presidentët e Shqipërisë, Bajram Begaj largon nga puna djalin e figurës së njohur të letërsisë

Prej 19 vitesh mbante postin në institucionin e Presidencës, duke i shërbyer me përkushtim 5 krerëve të shtetit shqiptar, ndërsa me ardhjen e Bajram Begajt, Edvin Shvarc është pushuar nga puna.

 

Edvin Shvarc është djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe kryevepra të letërsisë botërore.

 

Edvin Shvarc mbante postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë në Presidencë, e sipas deputetit demokrat Flamur Noka ai është pushuar pa ndonjë arsye nga puna.

 

Po sipas shkresës, largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

 

Ja çafrë shkruan Noka në rrjetet sociale: Pas 19 vitesh punë në institucionin e Presidencës, ku shërbeu me profesionalizëm e korrektesë për 5 presidentë të ndryshëm, Edvin Robert Shvarc pushohet nga puna me një motivacion qesharak të shkruar në letër, pa i thënë një fjalë.

 

Mungesë e madhe respekti nga Presidenti i Republikës ndaj një nëpunësi civil, i cili jeton me të ardhurat e kësaj pune në një apartament modest bashkë me zonjën dhe nënën e tij.

 

Edvin Shvarc është shtetas shqiptar me prejardhje hebreje, zyrtar serioz dhe profesionist i rrallë. Ky akt i shëmtuar njollos institucionin më të lartë të shtetit. Presidenti Begaj nxitoi të shfaqte veten pa mbushur muajin në detyrë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...