Këngëtari i njohur australian, John Farnham ndodhet në spital pasi u diagnostikua me kancer.
Familja e këngëtarit të “You’re the Voice” njoftoi se ai është shtruar në spital pas diagnozës dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan People.
“Diagnoza e kancerit është diçka me të cilën përballen kaq shumë njerëz çdo ditë, dhe të tjerë të panumërt kanë ecur në këtë rrugë para meje”, tha Farnham në deklaratë.